Fernando de Carvalho Lopes, ish-trajneri i skuadrës së gjimnastikës, u dënua me 109 vjet e tetë muaj burg për përdhunime të shumta, abuzime seksuale ndaj sportisteve femra, raportojnë mediat braziliane.
“Globo Esporte” që kishte çasje në dosjet e gjykatës, raporton se viktima më e re e trajnerit ishte 13-vjeçare.
Skandali u vu në pah në vitin 2016, pak para olimpiadës së Rios, kur Lopes u shkarkua nga detyra e trajnerit olimpik brazilian shkaku i akuzave të tmerrshme.
Aso kohe, një stacion televiziv intervistoi 40 sportiste të cilat pohuan se trajneri i tyre i kishte abuzuar seksualisht mes viteve 1999 dhe 2016.
Lopes u shkarkua nga kombëtarja dhe katër vjet më vonë u pezullua përgjithmonë nga sporti.
Kështu, gjyqtarja Fernanda Alves da Roja ka deklaruar se krimet e kryera ndaj katër viktimave ishin vërtetuar duke e dënuar Lopesin me 109 vjet e tetë muaj burg.