Talenti i kombëtares shqiptare, Armando Broja ka “rënë” në radarët e West Ham dhe kryeson listën e afrimeve që “Hammers” duan të bëjnë, pas një sezoni zhgënjyes që është duke u mbyllur.
Trajneri David Mayes është fans i 20-vjeçarit, që i ka impresionuar të gjithë me sezonin që po mbyll te Southampton, ku është në formë huazimi nga Chelsea.
Synimi për të mbyllur këtë sezon të Premier League në top 4-she nuk u arrit, teksa të enjten në mbrëmje u eliminuan në gjysmëfinalen e Europa League nga Eintracht Frankfurt, ndërsa u mundën me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Tashmë West Ham ka përgatitur një listë me emrat që ata pëlqejnë të afrojnë dhe Armand Broja konsiderohet më i arritshëm se sulmuesi i Benfica-s, Darwin Nunez, i cili mund të kushtojë 50 milionë paund.
Pasi Chelsea të ndryshojë pronar, klubi do të jetë në gjendje që të shesë lojtarë, me trajnerin Thomas Tuchel që do të vendosë nëse do e mbajë Brojën apo nëse do e largojë.