Një debat është zhvilluar në mes të gazetarit Dukagjin Gorani dhe analistit Shkëlzen Gashi sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
Debati filloi kur Gorani tha se kërkesa e qeverisë për unitet të plotë me opozitën është trajtë që gjendet nëpër histori tek fillet e fashizmit. Këtu reagoi Gashi i cili tha se kjo është patriotizëm, e jo fashizëm. Ai shtoi se duhet një ligj që të ndalohet gjuha kundër shtetit nëpër studio.
“Me kërku unitet për me kundërshtu një plan të dëmshëm për vendin tënd nuk është fashizëm por patriotizëm i pastër. Edhe me bë thirrje që të ketë Asociacion në vendin tënd që e pengon vendin tënd, atëherë kjo duhet të ndalet. Duhet të bëhet thirrje që të ndalet. Është plotësisht e papranueshme që në të kërkohet diçka kundër vendit tënd”, tha Gashi më T7.
Këtu reagoi Gorani që përsëri tha se nuk mund të jenë të gjithë opozita “budallenj”
“Kërkimi për unitet është trajtë fashizëm. Askush nuk është qekaq budall në opozitë. Nuk po çirrem hiq.”, tha ai.
“Është e ndaluar. Po kërkoni që të formohet Republika Srpska në Kosovë”, ia ktheu Gashi, duke nxitur një reagim tjetër të Goranit i cili tha se aleatët nuk mund të kërkojnë nga Kosova që të formojë një “Republika Srpska”
“Kush po lyp Republika Srpska. Është një obligim.”, tha Gorani.
“Tranohuni, çirruni se s’ka me u bo Asociacioni kurrë”, ia ktheu përsëri Gashi.
“Po mendon se aleatët tanë po kërkojnë Republike Srpska a. Le se po tutke Qeveria e pam.”, shtoi përsëri Gorani.