Transferimi i Haaland te Liverpool!? Flet Jurgen Klopp

Transferimi i Haaland te Liverpool!? Flet Jurgen Klopp

Trajneri, Jurgen Klopp ka shpjeguar se nuk ka absolutisht asnjë shans që Liverpooli të përpiqet të nënshkruajë me Erling Haaland nga Borussia Dortmund.

Kjo, për shkak të kostove totale të “çmendura” prej 350 milion € për lojtarin.

Kostot totale të sulmuesit norvegjez rrjedhin nga një sërë shpenzimesh duke përfshirë klauzolën e lirimit, pagat dhe tarifat e agjentit.

Sulmuesi norvegjez është një futbollist shumë i kërkuar nga klubet e mëdha evropiane, por “Anfield” nuk do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Trajneri gjerman, Klopp, megjithatë, e ka bërë të qartë se kostoja e blerjes së sulmuesit norvegjez, e cila përfundimisht mund të arrijë prej rreth 350 milionë euro është jashtë gamës së çmimeve të “Reds”.

“Ne nuk do të shkojmë atje”, tha ish-trajneri i Dortmundit për “SportBild”.

“Numrat e përfshirë janë thjesht të çmendur – ne nuk do të kemi asgjë të bëjmë me të. Nuk ka shans!

“Të jem i sinqertë, nuk dua të bëj asgjë me të. Nuk është argëtuese”.

Manchester City raportohet se po udhëheq garën për nënshkrimin e 21-vjeçarit, por interesi nga Real Madridi mund të rezultojë në një luftë ofertash, duke rritur çmimin.

Nëse Haalandi nënshkruan një marrëveshje pesëvjeçare me një klub të ri, do t’i kushtonte 250 milionë euro vetëm për pagat.

Related Articles