Qendra e vaksinimit për Prishtinën më nuk do të jetë salla 1 Tetori. Ekipet tashmë janë zhvendosur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kalabri (Emshir).
Megjithëse që nga mëngjesi puna nisi në qendrën e re, edhe pasdite kishte persona që erdhën në 1 Tetori për t’u imunizuar, meqë nuk ishin njoftuar për ndërrimin e lokacionit.
Sipas stafit, në ditën e parë në Kalabri kishte një fluks mesatar, ndërkaq thanë se kjo QMF ishte më e përshtatshmja për ta bërë qendër vaksinimi.
Si në kryeqytet ashtu edhe në pothuajse gjitha komunat tjera, janë zhvendosur qendrat e vaksinimit, kryesisht nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Kushdo që dëshiron të vaksinohet këtë mund ta bëjë në cilendo qendër, pa pasur termin paraprakisht./Gazeta Enigma/