Goditet një tjetër rast i transportimit të emigrantëve të paligjshëm në zonën e Korçës.
Një furgon me 20 emigrantë është kapur në fshatin Drenovë.
Sipas News24, drejtuesi i mjetit sapo ka parë policinë, ka dalë nga mjeti dhe është larguar.
Mësohet se ai po i transportonte emigrantët drejt Tiranës. Ndërkohë policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit teksa po punon për kapjen e tij.
Nga ana tjetër emigrantët e paligjshëm janë transportuar në drejtorinë e kufirit për procedura të mëtejshme.