Trashëgimia shqiptare te dy finalistët e Ligës së Kampionëve: PSG dhe Arsenal

Trashëgimia shqiptare te dy finalistët e Ligës së Kampionëve: PSG dhe Arsenal

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të shtunën në “Puskas Arena” të Budapestit, përballë do të vërë dy gjigantët e futbollit evropian: Paris Saint-Germainin dhe Arsenalin.

Kjo sfidë nuk ngjall interes vetëm për madhështinë sportive, por edhe për tifozët shqiptarë, për shkak të lidhjeve të veçanta që emra me prejardhje shqiptare kanë pasur me këto dy klube të mëdha, kur mundësia ishte e vogël.

Në këtë finale, asnjë futbollist shqiptar nuk do të jetë në fushë, por ka pasur lojtarë shqiptarë që në të shkuarën kanë bartur fanellën e këtyre dy skuadrave, të cilët i gjeni më poshtë.

PSG dhe emrat shqiptarë që lanë gjurmë

Edhe Paris Saint-Germain ka pasur në përbërje lojtarë me prejardhje shqiptare. Lorik Cana, ish-kapiten i Kombëtares Shqiptare, u rrit në akademinë e PSG-së dhe debutoi me ekipin e parë në vitin 2002, duke qëndruar për tre sezone në klub.

Ai u vlerësua për shpirtin luftarak dhe karakterin udhëheqës, por më vonë bëri histori te rivali i madh Marseille.

Po ashtu, Edvin Murati, një tjetër mesfushor shqiptar, ka qenë pjesë e PSG-së në fund të viteve ’90, duke kontribuar në një periudhë të rëndësishme për klubin.

Murati ka qenë pjesë e Shqipërisë për shumë vite, si një nga lojtarët më të rëndësishëm.

Arsenali dhe kontributi shqiptar

Në radhët e Arsenalit në të kaluarën ka luajtur ish-mbrojtësi i njohur shqiptar Shkodran Mustafi. 

Në sezonin 2017/2018, me ‘Topçinjtë’ ai fitoi Superkupën e Anglisë ndërsa ishte edhe dy herë fitues i FA Cup në vitet 2017 dhe 2020.

Mustafi ka zhvilluar gjithsej 151 ndeshje për Arsenalin, ku ka arritur të shënojë nëntë gola teksa ka edhe katër asistime.

Një tjetër emër i madh që ka lënë gjurmë te Arsenali është edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka.

Xhaka ka zhvilluar gjithesj 297 ndeshje në total me klubin londinez dhe ka arritur të realizojë 23 gola dhe ka 29 asistime.

Me Arsenalin, Xhaka u shpall dy herë fitues i FA Cup (2017,2020) si dhe dy herë fitues i Superkupës së Anglisë (2017/18 & 2020/21).

33-vjeçari gjithashtu ishte shpallur dy herë ‘Futbollisti i Vitit’ në vitin 2017 dhe 2022 respektivisht.

Related Articles