Mijëra protestues marshuan duke shkatërruar makina e dyqane në New York dhe ne metropole të tjerë të SHBA pas vendimit të një gjykate për lirimin e një 18-vjeçarit që vrau dy protestues vitin që shkoi.
18 vjeçari, Kyle Rittenhouse hyri në protestën e tyre me automatik në dorë dhe la të vdekur dy persona në Kenosha të shtetit të Wisconsin, ndërsa plagosi rëndë një tjetër.
Veprimet e tij ishin dokumentuar në disa video të regjistruara të ngjarjes.
Dhjetra protestues u arrestuan në Queens, New York për dëmtime të makinave e shtëpive.
Qindra protestues u mblodhën në qendër të Brooklyn duke dënuar verdiktin e pafajësisë si një “standard të turpshëm e të dyfishtë racor”.
Disa protestues mbanin pankarta ku thuhej: “Nuk ka drejtësi në gjykatat kapitaliste” si dhe “kapitalizmi pjell terror racizmi”.
Ndërsa në qytetin e ngjarjes Kenosha, Wisconsin, mijëra protestues u mblodhën para gjykatës që liroi Rittenhouse, disa orë pas vendimit.
Policia shpalli gjendjen e kaosit në Portland, Oregon ku protestuesit lëshonin gurë ndaj policisë si dhe thyenin dyer e dritare./Gazeta “Enigma“/