Gjashtë persona janë ndaluar në lidhje me incidentin e djeshëm, pas ndeshjes Llapi-Ballkani.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në njoftimin e fundit për medie, ku thuhet se në mesin e të arrestuarve është edhe një i mitur.
“Pas ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave është iniciuar rast për Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, thuhet në njoftimin e tyre.
Këta janë personat e arrestuar:
-A.Sh. mashkull, 21 vjeç dhe
-E.K, mashkull, 23 vjeç,
-E.Sh, mashkull, 26 vjeç,
-M. V, mashkull, 21 vjeç
-E.K, mashkull, 21 vjeç, dhe
A.Sh, mashkull, 16 vjeç.