Tre burra tentojnë ta fusin me dhunë në veturë një të mitur për “shkaqe xhelozie”

Tre burra tentojnë ta fusin me dhunë në veturë një të mitur për “shkaqe xhelozie”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre burra për shkak se kanë tentuar që me dhunë ta fusin në një veturë një të mitur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, të hënën rreth orës 13:30, njoftoi Policia.

Sipas njoftimit, incidenti dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie.

“Tek njëri prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar pranga metalike, dy thika, një boks hekuri dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike”, bëri të ditur Policia.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

Related Articles