Tre ditë zie pas masakrës që la të vdekur 11 persona në Mal të zi

Tre ditë zie pas masakrës që la të vdekur 11 persona në Mal të zi

Një sulmues në Cetinje të Malit të Zi ka vrarë disa persona sot, raportojnë mediat lokale, duke shtuar se ishte një konflikt familjar.

Sulmuesi ka mbetur i vrarë, ndërsa mes të plagosurve ka fëmijë dhe policë, shkruajnë mediat malazeze. Deri më tani nuk dihet se sa të vrarë apo të plagosur nga ky sulm.

Siç shkruan Dan malazez, nuk bëhet fjalë për një konflikt mes klaneve kriminale, dhe personi që qëlloi civilë dhe policë u vra. Burri u qëllua me armë nga policia e cila po kryente një aksion në terren për të parandaluar masakrën e mëtejshme. Dan shkruan se sulmuesi nuk i ka lejuar shërbimet e urgjencës të ndihmojnë të plagosurit. Policia është në terren. Askush nuk ka folur ende zyrtarisht për këtë sulm.

Të plagosurit rëndë janë dërguar në spital

Të lënduarit e rëndë janë dërguar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Related Articles