Nga 13 gushti i këtij viti do të nis Festivali i Filmit në Sarajevë.
Pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të këtij festivali ndërkombëtar të filmit janë tri projekte kinematografike nga Kosova.
“Në kërkim të Venerës”, “Luaneshat e Kodrës” dhe “Pa Vend” janë tri filmat pjesëmarrës në Festivalin e Sarajevës, teksa dy nga këta të fundit, morën pjesë pak ditë më parë edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Sarajevë
Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë lajmin për pjesëmarrjen e tre filmave vendorë në festivalin boshnjak të filmit.
Ky është postimi i tyre i plotë:
“‘Në kërkim të Venerës’, ‘Luaneshet e Kodrës’ dhe ‘Pa vend’ në Festivalin Ndërkombëtar të Sarajevës
Tre filmat nga Kosova, ‘Në kërkim të Venerës’ me regji nga Norika Sefa, ‘Luaneshat e Kodrës’ me regji nga Luana Bajrami dhe ‘Pa vend’ me regji nga Samir Karahoda, do të jenë pjesë e konkurencës zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Sarajevës.
‘Në kërkim të Venerës’ kishte premierën në Rotetardam ku fitoi çmimin Special të Jurisë; ndërsa ‘Luaneshat e Kodrës’ dhe ‘Pa vend’ ishin filmat e parë nga Kosova që shfaqën premierat në Festivalin e Kanës, në programin ‘Director’s Fortnight’ dhe në kategorinë kryesore.
Kjo do të jetë prezencë e madhe e filmbërësve tanë, ku vitin e kaluar Kosova rrëmbeu zemrën e Sarajevës me filmin ‘Exil’ të regjisorit Visar Morina.
Tre filmat janë mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës”, kanë shkruar QKK në Facebook. /Gazeta Enigma/