Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, në garë kanë qenë edhe kandidatë nga komunitete të ndryshme etnike.
Megjithatë, disa prej tyre, veçanërisht nga partitë e komuniteteve joserbe, kanë zhgënjyer me rezultatet e tyre.
Plot 8 kandidatë nga tri parti të komuniteteve minoritare dhe tre kandidatë nga një parti shqiptare nuk kanë arritur të marrin më shumë se 5 vota.
Sipas rezultateve të publikuara, disa nga kandidatët me më pak vota janë si më poshtë:
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës:
Rukije Karamoni – 5 vota
Zemrije Berisha – 4 vota
Partia Liberale Egjiptiasne-PLE:
Argjent Morina – 5 vota
Erdona Mustafa – 3 vota
Ekrem Qerimi – 2 vota
Medina Morina – 2 vota
Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar:
Venhar Zymberi – 5 vota
Shkumbin Rizvanolli – 4 vota
Hyrie Jahkurtaj – 2 vota
Koalicioni PDAK-LPB:
Shkurte Misini – 4 vota
Ibrahim Kadri – 3 vota
Kujtojmë këto nuk janë rezultate përfundimtare dhe se pritet të numërohen edhe votat nga diaspora, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.