Tre liderët e vendeve të Bashkimit Evropian udhëtuan me tren për në Kiev, për të diskutuar me presidentin ukrainas, Zelensky.
Ekspertët kanë thënë se sa i përket rrugëtimit me helikopter apo me aeroplan, as që bëhej fjalë.
Pra, pati habi kur u zbulua se të tre do të udhëtonin në kryeqytetin ukrainas me tren një udhëtim shtatë orë nëse do të realizohej në kohë paqeje, shkruan BBC
Fiala tha se ata kishin informuar kolegët e BE-së javën e kaluar dhe do të udhëtonin si një delegacion zyrtar i Këshillit Evropian.
Por një zyrtar i BE-së i tha BBC-së se vizita nuk kishte “mandat zyrtar” nga këshilli dhe Brukseli ishte njoftuar se do të zhvillohej vetëm mbrëmë.
BE-ja e pranoi nevojën për të treguar mbështetje të plotë për Ukrainën, por presidenti Charles Michel kishte vënë në dukje “rreziqet e sigurisë” të udhëtimit.