Tre miq të rinj në “Dhomën e Bardhë”, kush po i bën shoqëri Eglës, Meritonit dhe Ilnisës?

Tre miq të rinj në “Dhomën e Bardhë”, kush po i bën shoqëri Eglës, Meritonit dhe Ilnisës?

Egla, Meritoni dhe Ilnisa, të skualifikuar nga gara e “BBVIP” për shkak të zarfave të zinj, ndodhen prej mbrëmjes së djeshme të tre në “Dhomën e Bardhë”, teksa presin vendimin e publikut se kush prej tyre do të rikthehet në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri. 

E ndërkohë që “vuajnë” dënimin e tyre, diskutojnë dhe pse jo debatojnë, konkurrentëve të reality show i kanë ardhur disa miq të rinj, ndërsa “Vëllai i Madh” ka vendosur t’i fusë 3 qenusha në dhomë për t’i mbajtur shoqëri, ndërsa ata duhet të kujdesen gjatë gjithë kohës për miqtë e rinj. 

Ndoshta është një fotmë terapie emocionale për ta, kjo vizitë nga qenushat, që të përballojnë izolimin, ndërsa janë afeksionuar menjëherë pas tyre, duke i vendosur emra, madje Egla ka bërë me dije se njërin prej tyre do ta adoptojë. 

Related Articles