Kosovarët përball gjobave të reja në trafik – A pritet që ligji të sjell efektivitet?

Kosovarët përball gjobave të reja në trafik – A pritet që ligji të sjell efektivitet?

Që nga 3 prilli kosovarët që shkelin rregullat e trafikut do të përballen me gjoba më të larta sesa në të kaluarën, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri, shkruan Gazeta “Enigma”.

E gjithë kjo ka ardhur si shkak i numrit shumë të madh të aksidenteve, ku shumë prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me ekspertin e komunikacionit, Bekim Ahmeti, i cili ka theksuar se këto masa do të ketë ndikim, por jo efekt.

Sipas tij kjo do të ndodhë për shkak që Policia e Kosovës nuk mund ta mbuloj tërë territorin e Kosovës në mënyrë të kënaqshme.

“Ndikim do të ketë, por efekt nuk mendoi që do të ketë për arsye që Policia e Kosovës nuk ka mundësi ta mbuloi tërë territorin e Kosovës në mënyrë të kënaqshme. Këto ankesa i kanë pasur vet eprorët e Policisë së Kosovës”, tha Ahmeti për “Enigmën”.

Tutje ai ka shtuar se para rritjes së çmimit të gjobave shteti është dashtë të instaloi inteligjencën artificiale.

“Do të ishin efektive gjobat sikur Ministria dhe Komunat (Shteti), të instaloi inteligjencën artificiale (kamerat, radarët mobil dhe statikë) e pastaj nëse nuk vërehet efekti të rritet çmimi i gjobave”, deklaroi ai.

Sipas Ahmetit “me inteligjencën artificiale ish dashtë moti të intervenohet, kur dihet mirë që numri i aksidenteve në komunikacionin rrugor ka pasur rritje çdo vit. Nevojat për të intervenuar janë emergjente”.

Sipas Ligjit Nr.09/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, parashihet që për mos vendosjen e rripit të sigurisë, si për vozitësit po ashtu edhe për pasagjerët e tjerë dënimi nga sot do të jetë 150 euro.

Sipas këtyre rregullave të reja gjoba për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes herën e pare dënohet me 100 euro + 1 pikë negative.

Ndërsa për herën e dytë dënimi është 200 euro + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative.

Shoferi I cili haset më shumë se dy here me telefon gjatë vozitjes dënohet me 500 euro + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative.

Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar edhe me ekspertin e sigurisë, Dizan Shalën, i cili ka deklaruar se ligji i ri ka për qëllim rikthimin e normalitetit në rrugët e vendit tonë.

“Ligji i ri ka një qëllim primar rikthimin e normalitetit në rrugët e vendit duke ngritur masën represive për veprimet që kanë shkaktuar me se shumti aksidente por edhe që janë shqiptuar tiketa mbi bazën e të dhënave që i ka Policia e Kosovës”, tha Shala për “Enigmën”.

Tutje ai ka shtuar se mund t ai ka shtuar se mund të pritet efekt pozitiv, porse duhet pritur të kaloj periudha tre mujorshe.

Këto janë gjobat e reja në trafik sipas Ligjit

– Mos vendosja e rripit të sigurisë

– 150 € shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes

– 100 € + 1 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të parë

– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të dytë

– 500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – shoferi i cili haset më shumë se dy herë

– Regjistrimi i mjetit

– 200 € + konfiskimi i targave – personi fizik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë

– 500 € + konfiskimi i targave – personi juridik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë

– Përveç gjobës së paraparë do të konfiskohet mjeti nëse regjistrimi ka skaduar më tepër se 30 ditë

– Shpejtësia brenda vendbanimit

– 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 5 – 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 60 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 300 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 –70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 400 € + 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 70 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– Shpejtësia jashtë vendbanimit

– 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 150 € + 2 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 300 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

-500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– Ndalohen garat e shpejtësisë

– 400 € + 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara jashtë vendbanimit

– 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara brenda vendbanimit

– Mos përdorimi i helmetës

– 100 € shoferi dhe personat tjerë që barten në këto mjete, ndërsa për personat e moshës nën 16 vjeç dënimi i shkon te kujdestari ose prindi

– Shoferi i cili haset në trafik gjatë masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik

– 500 € + 6 muaj i shtohet ndalimi i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative + konfiskohet përkohësisht mjeti të cilin është hasur duke e drejtuar, derisa ndaj të njëjtit është aktive masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik

– Ndalim i tejkalimit të mjeteve

– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative

– Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave dhe dërgimin në adresë të pronarit të mjetit nëse nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor

-Me këtë ligj shumë kundërvajtje për pjesëmarrësit në trafik (shoferë, pasagjerë apo këmbësorë) janë përshkallëzuar me gjoba të ndryshme

– Janë përcaktuar dispozitat e trafikut të cilat e rregullojnë trafikun për trotinet elektrik.

Çdo shofer që qenë nën masën mbrojtëse, në momentin e ndaljes nga policia, do t’i konfiskohet automjeti për periudhën sa ka qenë masa mbrojtëse. (Ta zëmë, nëse policia ka konfiskuar patentë shoferin për 6 muaj, në momentin që ndalet duke vozitur pa patentë, atëherë do t’i konfiskohet automjeti për ata muaj). / GAZETA ENIGMA.

Related Articles