Tre muaj pas tragjedisë në Koçan, një person akoma në gjendje kritike

Tre muaj pas tragjedisë në Koçan, një person akoma në gjendje kritike

Gati tre muaj nga tragjedia në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së veriut, një pacient ende vazhdon të mbetet në gjendje kritike.

Këtë e konfirmoi drejtori i Fondit Shëndetësor, në panel diskutimi “Koçani prioriteti ynë”, i cili tha se aktualisht 12 pacientë vazhdojnë të marrin trajtime spitalore, prej tyre shtatë janë jashtë vendit. Ai  theksoi se vendi ka kapacitet të organizojë trajtimin e mëtejshëm dhe rehabilitimin e pacientëve nga tragjedia e Koçanit.

“Prej të tjerëve që po trajtohen kemi 15 në (PRT) piereks tretman, që d.m.th tretman me plazma që njëri është i pasur me trombocite, tjetri është pa trombocite, gjashtë janë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe 10 në Shën Naumi të Ohrit, me lidhje të fashave dhe trajtime të ngjashme kemi 38 të lënduar, katër në 8 Shtatori,  26 në Shën Naumi Ohër, në terapi fizikale janë 46 persona, të gjithë në Koçan”, tha Sashko Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

Panelin e diskutimit të mbajtur sot, partia opozitare e LSDM-së e sheh si të turpshme dhe çnjerëzore.

“Koçani definitivisht nuk është prioritet për Qeverinë. Qeveria e ka refuzuar ligjin për ndihmë të familjarëve të viktimave dhe të lënduarve. Ka refuzuar financiarisht t’u ndihmojë, përderisa prindërit japin dorëheqje nga punët për t’u kujdesur për fëmijët e lënduar. Deputetet e DPMNE-së si qyqarë më të mëdhenj fshihen në zyrat e Kuvendit vetëm për të mos u përballur me prindërit. Klekovski gjithashtu duhet të fshihet nga opinioni, spitali i Kopanit ende nuk ka pajisje mjekësore bazë”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së. /Alsat.mk

Related Articles