Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të parë 2024 të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas ligjit, subjektet politike i dorëzojnë raportet e shpenzimit në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.
Në kuadër të shpenzimeve përfshihen pagat dhe mëditjet, shpenzimet komunale, transporti, qiraja, etj.
Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje në tremujorin e parë të këtij viti ka shpenzuar mbi 334 mijë euro.
Referuar raportit të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar mbi 167 mijë euro.
Lidhja Demokratike për periudhën tremujore, janar, shkurt, mars 2024 ka shpenzuar mbi 155 mijë euro.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për tre muaj ka shpenzuar mbi 82 mijë euro.
Raportin e plotë të të gjitha partive mund ta lexoni KËTU.