Disa nxënës të shkollës së mesme teknike “Ismail Dumoshi” që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura, derisa ishin në klasë.
Burimet e sinjalit kanë bërë me dije se viktima 15-vjeçar është dërguar në QKMF për trajtim dhe sipas informacioneve të para ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në anën tjetër, tre të dyshuarit janë identifikuar nga Policia dhe janë arrestuar e shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalohen dhe të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.