Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate te Parku i Qytetit në Prishtinë, ku tre persona dyshohet se kanë plaçkitur një person.
Burimet e Sinjalit kanë zbardhur detaje nga rasti me të cilin u përball 24-vjeçari, ku të dyshuarit me anë të përdorimit të forcës dyshohet se ia vodhën nga zinxhirin e arit që e mbante në qafë, kuletën dhe telefonin mobil.
Bazuar në dëshminë e viktimës, vlera e zinxhirit kap vlerën e rreth 6 mijë eurove, ndërsa telefoni bën rreth 1 mijë euro. I njëjti ka marrë edhe ndihmë mjekësore në spital, si pasojë e lëndimeve që mori.