Tri raste të ndara të “Hetimit të vdekjes” janë iniciuar dje, pasi tre burra kanë vdekur në tri lokacione të ndryshme.
Rasti i parë ka ndodhur në Gjakovë. Atje një burrë është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, mirëpo përkundër përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë.
“HETIM I VDEKJES- Gjakovë 04.02.2023 – 08:30. Një mashkull kosovar, është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Gjakovës. Përkundër përpjekjes së mjekëve, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.
Rasti i dytë ka ndodhur në Levoshë të Pejës, ku një burrë ka vdekur derisa ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit elektrik ishte duke punuar në një terren të vështirë.
“HETIM I VDEKJES- Levoshë, Pejë 04.02.2023 – 11:43. Një mashkull kosovar, ka vdekur derisa ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit elektrik ishte duke punuar në një terren të vështirë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.
Ndërsa, në Shtërpcë, një burrë është gjetur pa shenja jete nga familjarë të tij, derisa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“HETIM I VDEKJES- Shtërpcë, 04.04.2023 – 15:01. Raportohet se nga familjaret, është gjetur viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete u është liruar familjareve”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.