Tre persona humbin jetën në rrethana të dyshimta, njofton Policia

Tri raste të ndara të “Hetimit të vdekjes” janë iniciuar dje, pasi tre burra kanë vdekur në tri lokacione të ndryshme.

Rasti i parë ka ndodhur në Gjakovë. Atje një burrë është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, mirëpo përkundër përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë.

“HETIM I VDEKJES- Gjakovë 04.02.2023 – 08:30. Një mashkull kosovar, është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Gjakovës. Përkundër përpjekjes së mjekëve, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

Rasti i  dytë ka ndodhur në Levoshë të Pejës, ku një burrë ka vdekur derisa ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit elektrik ishte duke punuar në një terren të vështirë.

“HETIM I VDEKJES- Levoshë, Pejë 04.02.2023 – 11:43. Një mashkull kosovar, ka vdekur derisa ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit elektrik ishte duke punuar në një terren të vështirë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërsa, në Shtërpcë, një burrë është gjetur pa shenja jete nga familjarë të tij, derisa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“HETIM I VDEKJES- Shtërpcë, 04.04.2023 – 15:01. Raportohet se nga familjaret, është gjetur viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete u është liruar familjareve”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.

Related Articles