Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një vetaksident në Drenas

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një vetaksident në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drenas ka ndodhur një vetaksident, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ata kanë raportuar se tre persona kanë mbetur të lënduar, dhe janë duke u trajtuar në QKUK.

“Vozitësi mashkull kosovar, me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vetaksident. Si pasojë, lëndime ka pësuar vetë vozitësi dhe dy pasagjeret viktimat femra kosovare. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor. /Gazeta Enigma/

Related Articles