Tre persona këcënojnë çiftin nga Banjska se Zveçanit, kërkojnë largimin e tyre nga fshati

Tre persona këcënojnë çiftin nga Banjska se Zveçanit, kërkojnë largimin e tyre nga fshati

Tre persona kanë kërcënuar një çift në Banjskë të Zveçanit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, një grua dhe bashkëshorti i saj, po kërcënohen nga të dyshuarit, të cilët po kërkojnë largimin e tyre nga fshati.

Ngjarja është raportuar më 19 shkurt 2025 rreth orës 13:00. Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar nga prokuroria në procedurë të rregullt.

Ende nuk ka informacione për ndonjë arrestim apo veprime të mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarve. /Gazeta Enigma

Related Articles