Tre raste të dhunës në familje në Kosovë

Tre raste të dhunës në familje në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për dhunë në familje brenda 24 orëve në Kosovë.

Sipas raportit, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjilan e Gjakovë.

“Prishtinë, 10.02.2022–03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjetojnë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

“Gjilan, 09.02.2022-21:30. Me datë 10.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër koovare me të cilin ka bashkëjetuar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”

“Gjakovë, 10.02.2022–14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë,  pasi që të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”.

Related Articles