Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolle kufitare kanë hasur në një veturë me targa serbe, në të cilën gjendeshin tre serb, që e kishin kaluar kufirin ilegalisht, raporton Gazeta “Enigma”.
Të njëjtit siç kanë njoftuar PK-ja, janë dërguar para gjykatës për kundërvajtje në Kamenicë.
“Fsh. Novosellë , Kamenicë 15.06.2021 – 11:40. Raportohet se gjatë një pike kontrolle njësiti policor kanë ndalë një veturë me targa serbe dhe gjatë kontrollimit janë identifikuar dhe legjitimuar tre meshkuj shtetas të Serbisë të cilët kanë deklaruar se kanë hyrë ilegalisht përmes rrugës së fshatit Tërrnoc, Bujanovc. Të njëjtit janë dërguar para gjykatës për kundërvajtje në Kamenicë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Gazeta Enigma.