Tre serbë arrestohen në Francë për vandalizim të vendeve hebraike

Tre serbë arrestohen në Francë për vandalizim të vendeve hebraike

Tre shtetas serbë janë arrestuar në Francë në lidhje me vandalizmin e disa vendeve hebraike në Parisë gjatë fundjavës.

Sipas Euronews, tre sinagoga, një restorant hebraik dhe një memorial i Holokaustit janë përlyer me bojë të gjelbër, të shtunën që shkoi në lagjen historike Marais të Parisit.

Autoritetet në Parisë kanë nisur menjëherë hetimin, të cilin e cilësuan si dëme të kryera “mbi baza fetare”.

Shtetasit serbë u arrestuan në rajonin juglindor të Alpes-Maritimes, teksa po bëheshin gati të largoheshin nga Franca.

Ky akt vandalizmi ka ngjashmëri me dy sulme të tjera të dukshme antisemitike ndaj vendeve hebraike në Paris gjatë viteve të fundit, dhe autoritetet kanë deklaruar se ekziston arsye për të besuar se shërbimet sekrete ruse mund të jenë të përfshira edhe në këtë rast, në përpjekje për të nxitur tensione në shoqërinë franceze.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar homologun e tij francez, Emmanuel Macron, lidhur me vandalizmin e fundit, duke thënë se ai duhet të bëjë më shumë për të luftuar antisemitizmin në Francë.

Në vitet e fundit, raportimet për incidente antisemitike janë shtuar ndjeshëm në Francë, me një rritje të theksuar në vitin 2023 pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor në Izrael.

Related Articles