Tre të lënduar në aksidentin mes tri automjete në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, Policia jep detaje

Tre të lënduar në aksidentin mes tri automjete në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, Policia jep detaje

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në magjistralen Ferizaj-Kaçanik më saktësisht në fshatin Gërlicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 16:10, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të pompës së derivateve “Ballkan Petrol” në fshatin Gërlicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma e parë mjekësore.
Me rastin është marrë Njësia e Trafikut Rajonal të Ferizajt, e cila ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka përfunduar procedurat në vendngjarje”, ka thënë ai.

Veseli ka treguar se rruga është e hapur për qarkullim në të dy drejtimet dhe trafiku po zhvillohet normalisht.

Related Articles