Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Vlorë-Peshkëpi.
Bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar tre persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan Top Channel.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po merret me sqarimin e rrethanave të aksidentit.