Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Ksamil mbrëmjen e së enjtes, ku janë plagosur tre persona.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe përfundoi në kanal. Për pasojë mbetën të plagosur shoferi M.P. dhe pasagjerët M.V. dhe K.P., të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor.
Policia thotë se dyshohet që shoferi të ketë humbur kontrollin mbi mjetin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.