Tre të lënduar pasi një makinë godet një kafene në Paris

Tre të lënduar pasi një makinë godet një kafene në Paris

Një shofer voziti veturën e tij nëpër tarracën e një kafeneje në qytetin e Parisit, nikoqirit të Lojërave Verore Olimpike. Tre persona janë plagosur rëndë, thanë zyrtarët për AFP-në, pa treguar për motivin e mundshëm të kësaj ngjarjeje.

Një burim në polici, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha se shoferi është larguar nga vendngjarja në veri të Parisit, ndërkaq një pasagjer në makinën e tij është ndaluar nga autoritetet.

Një burim tjetër tha për AFP-në se pasagjeri i ndaluar ka rezultuar pozitiv në konsumimin e alkoolit dhe drogës.

Incidenti ndodhi dhjetë ditë para nisjes së Lojërave Olimpike në Paris.

Në vendngjarje është parë një numër i madh i zyrtarëve policor. Ngjarja ndodhi në terracën e Le Ramus, që gjendet në afërsi të varrezave Pere Lachaise, ku janë të varrosur figura të njohura sikurse Edith Piaf, Oscar Wilde dhe Jim Morrison.

Related Articles