Një rast i dhunës ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Han të Elezit, ku janë përfshirë tre të mitur që po dyshohen se e kanë sulmuar brutalisht një bashkëmoshatar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 17-vjeçari është transferuar në Qendrën Klinike Universitare pasi fillimisht ishte trajtuar në Spitalin Rajonal në Ferizaj.
Të dyshuarit janë djem të axhës mes vete dhe akoma nuk dihet motivi që i ka shtyrë për t’u përfshirë në një incident të tillë.
Posa rasti është denoncuar, të njëjtat burime thonë se Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informacionet e para për atë që kishte ndodhur, njofton Sinjali.
Me urdhër të prokurorit, kanë nisur hetimet për rastin, ndërkohë që të dyshuarit akoma nuk janë arrestuar.