Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se tre persona janë ndaluar për 48 orë, si të dyshuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, raporton Gazeta “Enigma”.
Në njoftimin e Prokurorisë u dhanë edhe detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar dje. “Janë sekuestruar substanca narkotike me peshë të përgjithshme katër Kg e 945.27 gram, tre telefona, dy vetura, dy pistoleta, 64 fishekë, si dhe para të gatshme rreth 4 mijë euro”.
Prokurori i shtetit në përputhje me afatin ligjor do të parashtron kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurëve. Hetimet vazhdojnë, në koordinim dhe bashkëpunim me Njësitet përkatëse po ndërmarrin masa hetimore për zbardhjen e rastit në tërësi.