Tre të plagosur në Podujevë dërgohen në QKUK, Syla tregon gjendjen e tyre

Tre të plagosur në Podujevë dërgohen në QKUK, Syla tregon gjendjen e tyre

Drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla, tha se 3 persona të plagosur janë dërguar nga Podujeva në emergjencë.

Ai për Front Online tha se gjendja e tyre është stabile.

“Tek ne janë tre të plagosur nga i njëjti vend. Gjendja e tyre është stabile. I kemi bërë cd, ekzaminimet dhe tash po presim”, ka thënë Syla, për Front Online.

Por, ndryshe kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, nga gjuajtja me armë zjarri janë plagosur 2 persona, ndërsa ende nuk ka të arrestuar.

Related Articles