Tre të vdekur e dy të lënduar nga një ortek bore në Austri

Tre të vdekur e dy të lënduar nga një ortek bore në Austri

Tre skiatorë kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të lënduar, si pasojë e një orteku bore në Austrinë qendrore, kanë bërë të ditur autoritetet.

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 11 skiatorësh, tetë prej të cilëve u goditën nga një pllakë dëbore afërsisht 200 metra e gjerë, teksa ngjiteshin në një shpat, gjatë një turneu skijimi, të shtunën në zonën Tweng, në provincën Salzburg.

Tre nga skiatorët u varrosën nga orteku, ndërsa dy të tjerë u varrosën pjesërisht dhe mundën të çliroheshin, ka thënë policia rajonale në një deklaratë.

Ekipet e shpëtimit ishin në gjendje të lokalizonin dy të tjerët me ndihmën e pajisjeve të tyre të kërkimit, njëri ishte tashmë i vdekur dhe tjetri vdiq më vonë në një spital në Klagenfurt.

Skiatori i tretë i varrosur nuk mbante një pajisje kërkimi. Trupi i tij u gjet rreth katër orë pas ortekut.

Viktimat ishin burra austriakë, dy prej tyre 19 vjeç dhe tjetri 24 vjeç. Ndërkaq, dy skiatorët e lënduar u dërguan në një spital lokal./Gazeta Enigma/

Related Articles