Dy civilë në Kotli, në Kashmirin e administruar nga Pakistani, dhe një fëmijë në Bahwalpur të Pakistanit, janë vrarë në sulmet ajrore të Indisë, tha një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze.
Gjenerali Ahmed Sharif Chaudhry shton se 12 civilë të tjerë u plagosën në Ahmedpur Sharqia në Bahwalpur, sipas raportimeve nga media pakistaneze Geo News.
Ai thotë gjithashtu se një familje, përfshirë një fëmijë, kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një shtëpie të shembur.