Sot janë bërë tri vjet nga vdekja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright.
Në trevjetorin e shuarjes së saj,atë e ka kujtuar ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Ai e cilësoi Albrightin si njërën nga politikanet më të dashura për Kosovën, e cila i doli gjithmonë në mbështetje Republikës.
“Sekretarja Madeleine Albright – Gjithnjë do të mbetet ndër politikanet më të dashura për ne, që gjatë gjithë jetës së saj, i doli në mbështetje Republikës së Kosovës dhe të drejtës historike. Populli i Kosovës s’do ta harrojë kurrë!”, ka shkruar Hoxhaj. /Gazeta Enigma