Tre zyrtarë të FKK-së arrestohen nën dyshimin se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të MKRS në vlerë mbi 87 mijë euro

Tre zyrtarë të FKK-së arrestohen nën dyshimin se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të MKRS në vlerë mbi 87 mijë euro

Hetuesit nga Sektori për Hetime Financiare, pas pranimit të një informate, të njëjtën e kanë trajtuar dhe gjatë mbledhjes së dëshmive, kane ngritur dyshime se zyrtarët e Federatës se Karatesë të Kosovës (FKK), kanë keqpërdorur mjetet financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Të dyshuarit: N.G., (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar), F.M., (viti i lindjes 1982, femër kosovare) dhe I.K., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), me veprimet e tyre kundërligjore, dyshohet se në periudhën kohore 2019-2023, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të MKRS në vlerë prej 87,463.00€ (tetëdhjetë e shtatëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tri euro).

“Të dyshuarit janë arrestuar, janë intervistuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti: ‘Mashtrim me Subvencione’. Pas intervistimit, ndaj të dyshuarve N.G., dhe F.M., është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa I.K., është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e PK.

Related Articles