Tremujori i vrasjes së Liridonës, vëllai i saj: Shpresoj që rasti të gjykohet shpejt dhe pa gabime

Tremujori i vrasjes së Liridonës, vëllai i saj: Shpresoj që rasti të gjykohet shpejt dhe pa gabime

Sot është shënuar tre-mujori i vrasjes së Liridona Ademaj. Vëllai i saj, Leonard Ademaj ka kujtuar Liridonën dhe është shprehur optimist që drejtësia nuk do të vonojë në zbardhjen e rastit të saj.

Më tutje ai tha se familja e tij bashkëndjenjë me të gjithë viktimat dhe familjarët e atyre që vriten dhe abuzohen fizikisht.

Ai tha se vrasësit e kanë vendin vetëm në burg dhe larg syrit të publikut.

“Sot tre muaj që kur se na e kanë vrarë Liridonen tonë.  Dhimbja sa vjen e shtohet e neve na mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë.  Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të thellë po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht.  Ne bashkëndjejmë me të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre. Shpresojmë që rasti i Liridonës dhe rastet tjera do të gjykohen shpejtë dhe pa gabime. Vrasësit e grave e kanë vendin në burg, të mbyllur dhe larg syrit të publikut”, ka shkruar Ademaj në Facebook..

Related Articles