Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.
Në kuadër të kësaj vizite, ajo ka takuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, me ç’rast kanë diskutuar për punën e Dhomave të Specializuara.
“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në vizitë, kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova me të cilën diskutuan për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, roli i Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional”, njoftoi ministria e Drejtësisë.
Pas këtij takimi, ajo ka vizituar edhe hapësirat e EULEX-it në zonën industriale – magjistralja Prishtinë – Fushë Kosovë.
Klan Kosova ka filmuar çastin kur ajo me eskortë kanë hyrë në hapësirat e EULEX.
Kujtojmë se një vizitë e saj ishte paralajmëruar të zhvillohej të mërkurën (21.09.2022) në Gjilan, mirëpo e njëjta është anuluar pas paralajmërimeve se Partia Socialdemokrate do të organizojë protestë kundër vizitës së saj.