Treni godet veturën në Ujmir të Klinës, lëndohen gjashtë persona

Treni godet veturën në Ujmir të Klinës, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore pasi një tren e ka goditur një veturë në fshatin Ujmir të Klinës, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Të lënduari janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës.

Për Gazetën Enigma lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

“Rreth orës 18:00 si pasojë e goditjes së një makine nga treni, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore. Rasti ka ndodhur në fshatin Ujmir të Klinës”.

Mësohet se dy nga të lënduarit janë fëmijë dhe janë në gjendje të rëndë./Gazeta Enigma/

Related Articles