Pas përfundimit të emisionit në Kampionët në Kanal ’10’, ka pasur një përplasje mes presidentit të Trepçës ’89, Abedin Zeka dhe opinionistit dhe trajnerit, Faruk Statovci.
Si rrjedhojë ka reaguar edhe Klubi Futbollistik KF Trepça ’89, ku bëhet e ditur se pas debatit dhe fjalosjes gjithçka mori fund aty.
“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se pas emisionit sportiv Kampionet në Kanal10 ku ishte i pranishum Presidenti i Klubit tonë z. Abedin Zeka – Beki, pas një debatit dhe fjalosjes gjithqka mori fund aty. Lajmet se Presidenti i Klubit tonë z. Abedin Zeka u përlesh janë të pavërteta”, thuhet në njoftimin e tyre.
Madje, klubi njofton se portalet do të kenë pasoja juridike për dezinformata.