Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar nga puna edhe tre punëtorë për shkelje të rëndë të detyrave, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes disa postimeve në Facebook, teksa kanë thënë se sot (20), Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik, me ç’rast kanë shqiptuar masat disiplinore për ndërerjet e marrëdhënieve të punës me këta të fundit.
Kujtojmeë se vetëm gjatë të hënës “Trepça” ka pezulluar nga puna 5 punëtorë të ndërrmarjes me arsye: “shkelje të detyrave të punës”.