Këtë të mërkurë ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se kanë larguar nga puna A.V., raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në Facebook ata kanë njoftuar se Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e A.V., pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës.
Tutje ata kanë theksuar se i njëjti ka munguar në punë që nga data 19.12.2024 ku në total i bie 42 ditë kalendarike.
“Andaj Komisioni disiplinor ka sjellë vendim me nr.prot:631 të dt. 29.01.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për A.V.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/