Trepça: Nuk ua kemi ulur pagat punëtorëve!

Trepça: Nuk ua kemi ulur pagat punëtorëve!

Shoqëria aksionare “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve.

Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça Sh.A” thotë se nga janari ka implementuar softuer të ri për menaxhim të pagave, softuer ky që bën llogaritje të sakta, ka transparencë të plotë dhe është në zbatim të ligjeve në fuqi.

“Trepça Sh.A. mbetet e përkushtuar në respektimin e të drejtave të punëtorëve, duke garantuar trajtim të drejtë dhe ligjor për çdo punonjës”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Reagim zyrtar ndaj lajmit të pavërtetë

Lajmi me titullin “Trepça ua ulë pagat punëtorëve” është i pavërtetë dhe nuk pasqyron gjendjen reale në ndërmarrje.

Që nga janari 2025, Trepça Sh.A. ka implementuar softuer të ri për menaxhimin e pagave, i cili garanton:

Llogaritje të sakta

Transparencë të plotë

Zbatim të ligjeve në fuqi, të konfirmuar me ekspertizë profesionale

Theksojmë: paga e punëtorëve nuk është ulur.

Trepça Sh.A. mbetet e përkushtuar në respektimin e të drejtave të punëtorëve, duke garantuar trajtim të drejtë dhe ligjor për çdo punonjës.

Ftojmë mediat që, para publikimit të informatave të ndjeshme, të kërkojnë konfirmim zyrtar, për të shmangur keqinformimin apo pasaktësitë ndaj opinionit publik.

Related Articles