Trevjeçari që u lëndua nga zjarri në Ferizaj në gjendje të rëndë shëndetësore

Trevjeçari që u lëndua nga zjarri në Ferizaj në gjendje të rëndë shëndetësore

Të shtunën e 25 dhjetorit një shtëpi në fshatin Saraishtë e Ferizajit, është përfshirë nga zjarri, nga ku dhe ka pësuar lëndime trupore një fëmijë trevjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente të Prishtinë, Naser Syla për Klankosova.tv ka bërë të ditur se gjendja e fëmijës është shumë serioze dhe është në rrezik për jetë.

Ai tha se fëmija ka pësuar djegie në mbi 75 përqind të sipërfaqes së trupit.

“Një fëmijë 3 vjeçar  është lënduar nga zjarri, ka djegie mbi 75 përqind të sipërfaqes së trupit, gjendja është me të vërtetë alarmante dhe e trushtuar. E sollën spitali i Ferizajit, tek ne u trajtua sipas protokolëve të djegies, nga Kirurgu Plastik, pastaj është transferuar në Mjekim Intensiv, për vazhdim të kujdesit të mëtejshëm. Për fat të keq, gjendja e fëmijës është shumë serioze, që ja rrezikon jetën në maksimum”, u shpreh ai./Gazeta Enigma/

Related Articles