Problemet me energji elektrike sa po vinë e shtohen në të gjitha qytetet e Kosovës, shkaku i mbingarkesës.
Në Gjilan, tri lagje janë pa rrymë për 26 orë.
Njëra ndër lagjet është lagjja “Vishnjet”.
Ish-kandidati për asamblist, Demi Vokshi, u ankua për këtë mungesë të rrymës.
“26 orë disa lagje në Gjilan pa rrymë. Asnjë përgjigje nga KEDS as mundësi kontakti”, shkroi ai.
Ndërkohë, pa energji elektrike mbetën rreth dy orë shumica e lagjeve në Gjilan, nga ora 17:00 deri rreth orës 19:00.
