Tri lokacione në Suharekë përfshihen nga flakët e mëdha të zjarrit

Tri lokacione në Suharekë përfshihen nga flakët e mëdha të zjarrit

Tri lokacione në Suharekë janë përfshirë nga zjarri.

Për shuarjen dhe lokalizimin e tyre po hasin aktualisht probleme zjarrfikësit e zonave Gjinoc, Reçan, Greiçec.

“Zjarrfikësit vazhdojnë të kenë telashe të mëdha në këto orë të vona me zjarre Malore-Fushore  në tri lokacione: Gjinoc-Reqan-Grejqevc”, thuhet në postimin e Organizatës Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit. /Gazeta Enigma

Related Articles