Doktori Bashkim Gllareva në Klinikën e Pulmologjisë ka raportuar se edhe tri orë pasi janë mbyllur votimet, ekipet e KQZ-së janë qenë në QKUK për të vazhduar votimet nga pacientët.
Ai për KTV-në ka thënë se kjo përbën shkelje ligjore.
“Nuk jam në cilësinë e doktorit të pulmologjisë, jam në cilësinë e përcjellësit, në ora 22:30 në kohën e terapisë vijnë dhe i shqetësojnë pacientët në këtë kohë me arsyetimin se kemi pasur pengesa dhe vonesa. Ishin edhe policia e Kosovës, konfirmuan që të votohet”.
“Deri para dy minutash janë vendosur votat në kuti. Nuk i ka dy minuta që shkoi ekipi”, ka thënë Gllareva.
“Kam dëgjuar se disa klinika nuk kanë arritur të votojnë dhe ekipi i KQZ-së edhe në këtë kohë është duke votuar”, ka thënë ai.
Edhe gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka thënë se akoma është duke vazhduar procesi i votimit në QKUK.
Ai ka publikuar një fotografi nga Klinika e Pulmologjisë.
“Ne keto momente eshte tu vazhdu procesi i votimit ne QKUK. Kjo foto eshte bo para pak minutave ne Kliniken e Pulmologjise. A nuk ish dasht me u mbylle procesi ne ora 19:00?”.