Katër gra janë sulmuar nga tre burra, në raste të ndryshme në Pejë, sipas raportit 24-orësh të policisë.
Një burrë në Pejë ka sulmuar fizikisht një grua, si dhe ia ka thyer dyert e shtëpisë.
I dyshuari më pas është arratisur, ndërkohë që po kërkohet nga policia.
Në një rast tjetër në Pejë, viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nuk e ka lejuar të hyjë në shtëpi.
Dhunë në Pejë pati edhe ndaj dy vajzave tjera, të cilat u sulmuan fizikisht dhe psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Njëra nga viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma